fbpx

Deputeti malazez: Xhaferi ka qëlluar mbi ushtarët maqedonas

Sot gjatë ratifikimit të Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Malit të Zi pati një atmosferë dramatike.

Para votimit kreu i partisë Demokracia e Re serbe, Andrija Mandiç i frustruar nga prezenca e Talat Xhaferit në seancën e miratimit të protokollit në Kuvendin e Malit të Zi ,filloi të akuzoj kreun e Kuvendit maqedonas.

Z. Xhaferi është një ish-anëtar i organizatës terroriste të UÇK-së që ka qëlluar mbi ushtarët maqedonas, policinë maqedonase, dhe sigurisht edhe serbët, mendoj se sot ai duhej të ishte në Kroaci”, tha Mandiç.

Ndryshe, për kundër të gjitha ndodhive, Kuvendi i Malit të Zi me 44 vota “për” e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.