fbpx

Derbi në Ligën e Dytë, Struga Trim Lum-Labunishti

Sot nis zyrtarisht stinori pranveror në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Në Konferencën e Perëndimit, e gjitha vëmendja do të përqëndrohet në Ohër dhe në stadiumin “Biljanini Izvori”, ku do të përballen skuadrat strugane – Struga Trim Lum dhe Labunishti. Në Tetovë do të zhvillohet derbi i Pollogut, kur takohen Teteksi dhe Gostivari, ndërsa Vëllazërimi do të jetë mysafir i Pelisterit në Manastir, teksa Genç Kalemler në Gostivar do të mirëpret Skopjen. Java e 15-të, ndryshe e para e stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, mbyllet të dielën me ndeshjen midis Goblenit dhe Korabit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.