fbpx

Dhurata për Gatuson, nëse Milani arin në Champions

Elliot” po përgatit një surprizë për trajnerin Xhenaro Gatuso, nëse ia del të kualifikojë Milanin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Mediat në Itali, zbuluan se Leonardo do jetë i ngarkuar për të mbyllur disa operacione të rëndësishme në merkaton e verës. Fillimisht për të blerë kartonin e mesfushorit francez nga Çellsi, Bakajokon, do të duhen 38 milionë euro. Ndërkohë Milani pritet të ulet në tavolinë me klubin londinez dhe të diskutojë një ulje çmimi për 24-vjeçarin, duke parë që edhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Milano. Ndërkohë një tjetër francez që pëlqehet shumë nga Leonardo është Allan Sent-Maksimin. Sulmuesi i djathtë po shkëlqen këtë sezon me Nicën në Ligue 1 dhe me 21 vite mbi supe do ishte një goditje perfekte për të ardhmen. Sent-Maksimin konsiderohet si e ardhmja e sulmuesve anësore dhe ka arritur të fitojë një vend titullari të padiskutueshëm te Nice këtë sezon, duke shënuar edhe 6 gola në kampionat. Për të marrë shërbimet e tij duhet të përgatitet një “çek i bardhë” me mbi 20 milionë euro.