fbpx

Dita e fundit e fushatës, nga mesnata heshtje zgjedhore

Kandidatët për presidentin e pestë të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, po shfrytëzojnë orët e fundit për t’i bindur qytetarët që më 5 maj ta japin votën për programet e tyre elektorale. Edhe të dy kandidatët presin se do të fitojnë të dielën, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas Pendarovskit, mbështetja për të do të thotë perspektivë më të mirë për të gjithë, aderim të sigurt në Evropë, vazhdim të reformave dhe rruga e përbashkët drejt përparimit, zhvillimit dhe integrimit në NATO, por edhe dhënie fund “gruevizmit”.

Kundërkandidatja e tij Siljanovska-Davkova megjithatë, aduti kryesor i së cilës është sundimi i të drejtës dhe pret që shteti ynë të reformohet në çdo pikëpamje dhe se reformat duhet të fillojnë nga ata më lartë.

Kandidati i cili me ta mori pjesë në raundin e parë, Blerim Reka, përmes Fejsbukut u shprehu falënderim pothuajse 80.000 votuesve që e kanë mbështetur dhe ka shkruar se e drejtë e tyre është që të vendosin për cilin do ta japin votën e tyre në raundin e dytë.

Aleanca për Shqiptarët në Kryesinë qendrore dje konkludimi se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet pa ofertë konkrete për qytetarët dhe bëri apel ata të dielën ta shprehin sovranitetin e tyre.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), megjithatë në tubimin në Shkup u bëri thirrje anëtar[ve të dhe simpatizantëve të vet që mbështetjen t’ia japin kandidatit konsensual Pendarovskit. ” Të dalim më 5 maj dhe ta mbështesim kandidatin pro-evropian drejt NATO-s dhe BE-së”, ka porositur udhëheqësia e BDI-së – partneri i koalicionit të LSDM-së në Qeveri.

Heshtja zgjedhore do të fillojë në mesnatë. Gjatë heshtjes 24-orëshe do të votojnë të burgosurit, të sëmurit dhe personat e pamundur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe në diasporë. Të dielën të drejtë vote do të kenë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore.