fbpx

Dita e Mësuesit, Thaçi: Mirënjohje të pakufishme për punën tuaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi Ditën e Mësuesit duke thënë se kjo datë përherë duhet të na motivojë edhe më shumë për rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv rreth rolit dhe kontributit jetik që mësuesit japin çdo ditë për arsimimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e shoqërisë.

“Me përkushtimin e tyre për të përhapur dije, mësuesit tanë edhe në ditët më të rënda na kanë mësuar në frymën më të lartë të patriotizmit dhe janë bërë jo vetëm udhërrëfyes, por edhe heronj e dëshmorë, për lirinë dhe pavarësinë tonë. Në këtë ditë të veçantë, të gjithë mësuesve ua uroj 7 Marsin dhe shpreh mirënjohje të pakufishme për punën e tyre”, shkroi Thaçi.

Dita e Mësuesit sot po shënohet në të gjithë vendin me aktivitete të shumta në të gjitha shkollat.