fbpx

Dita Ndërkombëtare e Fjalëkalimeve

Bota sot e shënon Ditën Ndërkombëtare të Fjalëkalimeve, e vendosur me idenë që të potencohet rëndësia e fjalëkalimit si mbrojtja e parë dhe më e rëndësishme në botën digjitale.

Sipas një hulumtimi global të Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike të Britanisë së Madhe, fjalëkalimi më i përdorur është kombinimi “123456”, që e përdorin madje 23,2 milionë profile, ndërsa pas saj janë “123456789” (7,7 milionë), “qwerty” dhe “password” (mbi tre milionë profile në botë”.

Ekspertët e agjencisë softuerike për transformimin digjital të punës, Namiks, theksojnë se mosinformimi për rëndësinë e krijimit të një fjalëkalimi të fuqishëm është vegla më e dobët në zinxhirin e sigurisë.

“Të gjitha hapat e tjera gjatë identifikimit kanë peshë më të vogël, nëse abonuesit nuk janë të vetëdijshëm se sa është e rëndësishme të kesh fjalëkalim të fortë”, thekson Jan Keler, përfaqësues i agjencisë.

Nga krijimi kur është përdorur për nevoja ushtarake, deri më sot është është e domosdoshme për pajisjet digjitale, telefona, kompjuterë, bankomate, fjalëkalimi personal është forma më kryesore e mbrojtjes së të dhënave të shumta.

Me qëllim që të vihet në pah rëndësia e fjalëkalimit në internet në vitin 2013 është vendosur Dita Botërore e Fjalëkalimeve, e cila shënohet çdo të enjten e parë të muajit maj.