fbpx

Donald Trump: Nuk ekziston ngrohja globale, s’ka krizë të klimës

Donald Trump ka përsëritur pretendimin e pavërtetë që ngrohja globale nuk është reale dhe i ka quajtur demonstrimet shkencore si të ‘rreme’.

Presidenti dukej se përmes cicërimit të tij në Twitter po i referohej asaj që kishte dëgjuar në Fox News gjatë mëngjesit të sotëm, duke shkruajtur, “Patrick Moore, bashkëthemeltari i Greenpeace: “E gjithë kriza klimatike nuk është veç Lajm i Rremë por është Shkencë e Rreme. Nuk ka krizë klimatike, ka mot dhe klimë gjithandej botës, dhe në fakt dioksidi i karbonit është blloku kryesor për ndrtimin e gjithë jetës.”

Ai më pas e bëri tag emisionin e rrjetit televiziv, Fox and Friends, duke shtuar, “Wow!”

Sidoqoftë, organizata Greenpeace e ka distancuar veten nga pretendimet e z.Moore duke thënë që ai nuk është ekspert i ambientit apo ambientalist sepse jep opinione anti-ambientaliste.