fbpx

Dovizioso fiton në Katar, Valentino spektakolar

Andrea Dovizioso ka fituar Çmimin e Madh të Katarit dhe ka siguruar suksesin e tij të parë të sezonit në garën hapëse të Botërorit 2019-të nw Moto GP. Piloti i “Ducati”-t ka kaluar vijën e finishit para “Honda”-s së Markezit në përfundim të një garë spektakolare kokë më kokë, që ka qenë e ngjashme me atë të një viti më parë. Në podium është ngjitur edhe Kratçlou me “Honda LCR”, duke lënë mbrapa Rins dhe një super Valentino Rossi, i cili e ka mbyllur në vendin e pestë garën, pasi e kishte nisur në të 14-in.