fbpx

Drislla: Në rast se italianët kanë investuar, mund të dëmshpërblehen

Vonesa në vendimin e gjykatës për Drisllën, mund të shkaktojë dëme financiare në arkën e qytetit, paralajmërojnë juristët. Megjithëse koncesionari i ri në deponi do të jetë konsorciumi gjerman Sholc, nëse kompania nga Italia që ka menaxhuar deponinë që nga viti 2012 dhe ka pasur ndonjë investim në Drisla, mund të kërkojë dëmshpërblim për shkak se kontrata i është ndërprerë para kohe, thotë për Alsat profesori Borçe Davitkovski.

Duhet të shihet, nëse në këto gjashtë vjet, të renditurit e parë – italianët kanë ndërmarrë ndonjë aktivitete në bazë të marrëveshjes. Nëse janë ndërmarrë aktivitete atëherë italianët do të mund të kërkojnë dëmshpërblim në një gjykatë civile dhe jo në Gjykatën Administrative. Mendoj se gabimi i tërë është me zvarritjen e procedurës – tha Borçe Davitkovski, profesor.

Rreth 6 muaj më parë, një komision i formuar nga qyteti i Shkupit ishte i ngarkuar të zbatojë vendimet e Gjykatës Administrative, tha në intervistën për Alsat kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Komisioni ka kontrolluar dokumentacion dhe ka bërë rivlerësim në përputhje me udhëzimet e gjykatës dhe është konstatuar se partneri i qytetit në Drislla do të jetë konsorciumi gjerman Sholc, kompani që ishte e dyta në tender më shumë se shtatë vjet më parë. Për shkak të periudhës parazgjedhore, Shilegov thotë se vendimi zyrtar është pezulluar dhe do të shpallet pas zgjedhjeve presidenciale.

Dëshira ime, ideja ime është nxjerrja e polemikave ligjore nga e gjithë procedura, dhe qyteti më në fund të jetë partner i Drisllës, sepse sasia e plehrave që Shkupi i prodhon në baza ditore apo vjetore, me funksionimin e duhur me kapacitetin që ka Drislla, ky qytet mund edhe të fitojë para – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Gjykata Administrative tashmë ka shfuqizuar njëherë vendimin e Qytetit të Shkupit, që kompania italiane “Ambiente” të jetë një partner i pushtetit lokal në biznesin e menaxhimit me mbeturinat. Por, përkundër këtij vendimi të gjykatës, ish-kryetari i kryeqytetit Koce Trajanovski, i mbështetur nga këshilltarët e VMRO- DPMNE-së, edhe një herë e mori vendimin e njëjtë. Shpjegimi i para disa viteve ishte se ata janë të vetëdijshëm se kompania gjermane është ofertuesi më i mirë, por për shkak të një marrëveshjeje me “Ambiente” është e mundshme një padi nga kompania italiane. Kjo u kontestua para Gjykatës Administrative. “Ambiente” italiane kishte detyrim që të investojë mbi 70 milionë euro në Drisllë. Në reagim të koncesionerit të ri gjerman të Drisllës, Sholc, doli opozita, e cila akuzon se në pronësi të konsorciumit gjerman është personi Petar Pripuz i cili ishte ndjekur penalisht për krime në Kroaci.

Ile Petrevski