fbpx

Edhe dy ditë fushatë, kandidatët presidencial apelojnë për jehonë më të madhe

Dy ditë deri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të dy kandidatët me apel deri te qytetarët për dalje më të madhe të dielën, më 5 maj.

Kandidati për president i mbështetur nga LSDM-ja dje në Makedonska Kamenicë dhe Koçan tha se rrumbullaksimi i numrit tre do të thotë perspektivë më e mirë për të gjithë, inkuadrim i sigurt në Evropë, vazhdim i reformave në rrugën e përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit në NATO, por edhe dhënie fund “Gruevizimit”.

Nëse zgjidhet në funksion, tha se qytetarët përfundimisht, pas dhjetë vjetëve do të kenë president prej të cilit nuk do të turpërohen.

Kandidatja presidenciale e mbështetur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davokova nga Manastiri tha se shteti ynë duhet të reformohet në çdo pikëpamje, sepse për momentin nuk është vend i denjë për jetesë.

Sipas asaj, biseda për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE do të shtyhet.

Për të pasur zgjedhje të suksesshme të presidentit të shtetit, të dielën është e nevojshme që në vendvotime të dalin të paktën 40 për qind e votuesve të regjistruar në Listën e vetme të të votimit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 41.8 për qind.