fbpx

Edhe Ramos kërkon të kalojë te Juventusi

Mund të duket si një fantazi, por ashtu dukej edhe një vit më parë kur u shkruajt për herë të parë për transferimin e Kristiano Ronaldo nga Real Madrid te Juventusi. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe këtë verë dhe ai që mund të bëjë të njëjtin udhëtim është kapiteni legjendar i skuadrës “merengues”, Serhio Ramos. Mbrojtësi 32-vjeçar, pas sherrit që pati me presidentin e ekipit Florentino Perez, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve , duket se po sheh mundësinë për të luajtur në një ekip tjetër sezonin e ardhshëm, posaqërisht edhe me faktin se Ramos nuk e ka pëlqyer idenë që në ekip të rikthehet si trajner portugezi Hoze Mourinjo. Sipas mediave spanjolle, Serhio Ramos, pas 416 ndeshjeve dhe 59 gola me Real Madrid, i ka kërkuar ndihmë menaxherit Horhe Mendes t’i gjejë një ekip tjetër. Duket se Ramos kërkon që menaxheri të hyjë sërish në bisedime me “bardhezinjtë”, për të kaluar edhe ai te kampionët e Italisë.