fbpx

Edmond Ademi dekorohet me titullin “Kalorësi i Skënderbeut” nga Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar ministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Marrëdhënie me Diasporën Edmond Ademin, me titullin “Kalorësi i urdhrit të Skënderbeut”. Duke e vlerësuar kështu për kontributin e çmuar për punën dhe bashkëpunimin me diasporën.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sot në shënimin e 575 vjetorit të Kuvendit të Lezhës, më nderoi me titullin “Kalorësi i urdhrit të Skënderbeut, për kontributin e çmuar dhe punën për bashkëpunimin me diasporën”. Kjo dekoratë shton përgjegjësinë në rrugëtimin tim dhe më jep shtytje për sfida të reja”, ka shkruar Ministri i Diasporës, Edmon Ademi, pas marrjes së titullit Kalorësi i Skënderbeut nga presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Ministri Ademi ka qëndruar 3 ditë në Shqipëri, ku ka marrë pjesë në Samitin e Diasporës. Ademi në ditën e dytë ka prezantuar në panelin me temë “Vota si e drejtë! Politika e re shtetërore për diasporën”