fbpx

Ekipi i Baglandeshit i shpëton masakrës në Zelandën e Re

Ekipi kombëtar i kriketit të Bangladeshit, ka qenë me fat, pasi për pak minuta ka evituar tragjedinë në sulmin terrorist që ndodhi në një xhami në Zelandën e Re. Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit ishin në autobus dhe po i drejtoheshin xhamisë në fjalë për faljen e të premtes kur të paktën një person i armatosur hyri në ambientet e saj dhe qëlloi ndaj besimtarëve duke lënë të vdekur të 49 prej tyre dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, lajmëron Vipsport.al. Duke u afruar pranë xhamisë ata kishin dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe autobusi kishte ndalur, ndërsa lojtarët ishin larguar me vrap nga zona e rrezikut. Më pas ata ishin mbledhur të gjithë në hotelin e tyre dhe për fat të mirë, askush nuk kishte rezultuar i plagosur në këtë ngjarje që ka tronditur gjithë botën.