fbpx

Ende nuk dihet kur gazi si lëndë e parë do të arrijë tek amvisëritë

Qeveria ka formuar Komisionin që duhet ta zgjedh kompaninë e cila do ta ndërtojë rrjetin shpërndarës të gazit deri tek amvisëritë. Komisioni më pas duhet të shpall tender për lidhjen e partneritetit publiko- privat për ndërtimin e një sistemi të ri për shpërndarjen e gazit natyror. Komisioni numëron 14 anëtarë nga të gjitha institucionet kompetente. Nga Qeveria nuk kanë detaje kur mund të shpallet tenderi dhe kur mund të fillojë procedura për ndërtimin e rrjetit shpërndarës. Kjo do të dihet pas takimit të parë të Komisionit.

Në këtë moment është marrë vendim për formimin e Komisionit. Detajet specifike në opinion do të zbardhen pas takimit të tyre të parë. Këtu përfshihet dinamika, kur do të shpallet dhe sa do të kushtojë – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Komisioni përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Еkonomisë, Transportit dhe Lidhjeve, Ambientit Jetësor si dhe përfaqësues nga kabineti i kryeministrit, kabineti i zëvendës/ kryeministrit për çështje ekonomike, Komisioni Rregullator i Energjetikës, resurset energjetike, e të tjerë. Për momentin është duke u ndërtuar gazsjellësi kombëtar. Deri më tani është përfunduar aksi nga Kleçovci deri në Shtip. Punimet zhvillohen në aksin Negotinë- Prilep- Manastir i cili është ndërtuar 50% ndërsa aksi Shkup- Tetovë- Gostivar është ndërtuar rreth 40%. Sipas projeksioneve të Resurseve Energjetike të Maqedonisë, sipas dinamikës në fjalë, më së voni deri në fund të vitit 2020, gazi do të jetë i gatshëm për amvisëritë në Shkup dhe Tetovë.

Aleksandra Spasevska