fbpx

Energjetikë, parashikohen investime në vlerë prej 150 milionë euro

Është parashikuar të investohen 150 milionë euro në rrjetin përçues, nga viti 2019 deri në vitin 2029 . Plani është që pjesa më e madhe e këtyre investimeve ose rreth 100 milionë euro të realizohen në tre vitet e ardhshme. Shumica e parave do të shpenzohen për interkoneksionin e ri midis vendit dhe Shqipërisë. Lidhja do të jetë midis Manastirit dhe Elbasanit, që paraqet lidhjen e parë të vendit me sistemin e energjisë elektrike me Shqipërinë. Për këtë qëllim, në Ohër do të ndërtohet një stacion i ri transformatori. Kjo ndërlidhje e re me Shqipërinë është për shkak të lidhjes së korridorit lindje-perëndim. Kjo do të thotë, nga Bullgaria përmes vendit tonë, drejt Shqipërisë dhe përfundon në Itali. Komisioni Rregullator i Energjetikës siguron që këto investime nuk do të kenë ndikim në çmimin e energjisë elektrike në periudhën në vijim.

Alsat