fbpx

Energjia e shtrenjtë e pengon liberalizimin e tregut

Çmimi i lartë i blerjes së energjisë elektrike është arsyeja kryesore për të cilën tani nuk ka familje që dalin në tregun e lirë. Për shkak të kësaj, në fillim të liberalizimit, kompanitë furnizuese të energjisë elektrike nuk kanë përgatitur oferta për amvisëritë, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski. Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin, nëse do të mbeten në tregun e rregulluar ose të dalin në tregun e liberalizuar. Megjithatë, çmimi nuk varet vetëm nga situata në vend, por nga oferta dhe kërkesa e energjisë elektrike në tregun rajonal. Për momentin, për qytetarët më e dobishme është të qëndrojnë nën rregullat e vjetra, thonë nga Komisioni rregullator.

Çmimi është mes 70 dhe 80 euro për një orë megavat. Pra, ky është çmimi blerës i energjisë elektrike. Kur tek ky çmim do të shtohet kostoja e rrjetit që duhet ta paguajë çdo konsumator dhe në rastin konkret për amvisëritë është 30 euro për megavat orë, ne do të kemi një çmim total që do të duhet ta paguajnë amvisëritë që do të dalin në tregun e lirë 105 – 110 euro për megavat orë. Në tregun e rregulluar ku çmimin e rregullon Komisioni Rregullator i Energjetikës, çmimi mesatar është 75 euro për megavat orë me gjithë rrjetin përfshirës.” – theksoi Marko Bislimovski, Kryetar i KRE-së

Përderisa qytetarëve nuk u ofrohet një çmim më i ulët i blerjes, ndërsa ajo do të ishte rreth 30 euro për megavat orë, as familjeve e as kompanive që janë në biznesin e furnizimit me energji elektrike nuk do t’u paguhet tregtia e energjisë elektrike për persona fizik. Disa vjet më parë autoritetet flisnin shumë më ndryshe, se tregu i lirë do të sillte çmime më të ulëta të energjisë elektrike si për kompanitë ashtu edhe për amvisëritë. Përndryshe, amvisëritë furnizohen me energji elektrike nga Furnizuesi Universal i cili është përzgjedhur me tender ndërkombëtar. Kompania e përzgjedhur ishte EVN. Në vitin e parë 80% e nevojave për energji elektrike do të merren nga kompania energjetike shtetërore ELEM.

Ile Petreski