fbpx

Enti i Revizionit do të mbikëqyrë fushatën zgjedhore

Enti Shtetëror i Revizionit për herë të parë do të mbikëqyr zgjedhjet presidenciale. Detektimi i parregullsive zgjedhore vjen pas memorandumit të nënshkruar mes Entit Shtetëror për Revizion, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe Komisionit për Anti-korrupsion. Revizori i përgjithshëm shtetëror, Naser Ademi thekson se pas zgjedhjeve do të publikohen raportet me detaje.

Partitë veç më janë duke u paraqitur, gjithashtu edhe mediat. Besoj se këto zgjedhje do të jenë interesante, jo për arsye politike por për faktin që për herë të parë financohen nga shteti. Sa për informacion, neve bëjmë revidime edhe referendumin e 2018. Të përfundojnë zgjedhjet dhe raportet do t’i keni publike- deklaroi Naser Ademi, Revizor i Përgjithshëm Shtetëror.