fbpx

Era e fuqishme në Greqi, avioni i presidenti grek ndryshon planin e aterrimit

Kushtet jo të mira të motit dhe era e fuqishme ishin shkaqet që aeroplani në të cilin ndodhej presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, në vend se në Hania, të aterojë në Iraklio në ishullin Kretë, kumtuan mediumet greke.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA, aeroplani, për shkak të erës së fuqishme, fluturoi nga Athina me vonesë prej një ore, ndërsa për shkak të kushteve të ngjashme të motit në Kretë, në vend se në Hania, siç ishte planifikuar, ateroi në qytetin Iraklio në ishullin grek, ndërsa prej atje me automobil u nis në destinacionin e paraparë, ku sot merr pjesë në solemnitetet me rastin e përvjetorit të çlirimit të rajonit, shkruan MIA.

Era e fuqishme krijoi probleme edhe në tre portet e Athinë dhe prej pasdites ka ndalesë për lundrim të një numri të madh të anijeve deri tek ishujt grekë.