fbpx

Erdogan fuqizon Turqinë me raketa ruse S-400, mendon të blejë edhe S-500

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka vërtetuar se vendi i tij është i gatshëm që të shikojë mundësinë e blerjes së sistemit raketor S-500 në të ardhmen.

Në një intervistë për 24TV turke, i pari i shtetit turk, ka thënë se sistemi raketor rus S-400 tashmë është punë e kryer, dhe se tani më është arritur marrëveshje.

“Jemi marrë vesh me Rusinë, që të kemi prodhimtari të përbashkët. Do të rishikojmë mundësinë, në të ardhmen edhe për sistemin raketor S-500” ka thënë ai.

Erdogan në korrik të vitit të kaluar ka thënë se i ka ofruar presidentit rus, Vladimir Putin që fillojnë prodhimtarinë e përbashkët, mirëpo i njëjti nuk ka treguar se çfarë i është përgjigjur presidenti rus.