fbpx

Evakuohen mbi 1 milion banorë, si pasojë e ciklonit “Foni”

Mbi 1 milionë banorë janë evakuuar nga brigjet lindore të Indisë si pasojë e ciklonit “Foni” që goditi vendin të premten. Stuhia ekstreme është shoqëruar me dëme të ndryshme. Origjina e ciklonit mbetet Bregu verilindor i Bengalit nga ku 11 vite më parë një stuhi e ngjashme u mori jetën mbi 138 mijë personave. Një ciklon i fuqishëm zbarkoi në brigjet lindore të Indisë, duke sjellë me vete shira të rrëmbyeshëm dhe erëra me shpejtësi deri në 240 kilometra në orë. Banorët po strehohen përkohësisht në 4 mijë banesa dhe mbi 800 qendra akomodimi të projektuara posaçërisht kundër cikloneve. “Foni” është cikloni i katërt që godet brigjet lindore të Indisë në tri dekadat e fundit. Periudha e cikloneve në Indi shpesh nis në muajin prill dhe mund të zgjatë deri në dhjetor, duke shkaktuar dëme në njerëz, materiale dhe të mbjellat e vendit.

Alsat