fbpx

FA Kupa, Siti përball Brajtonit në gjysmëfinale

Skuadra e Mançester Sitit do të ndeshen me Brajtonin në gjysmëfinalen e FA Kupës në Uembli. Siti përmbysi disavantazhin e dy golave pasditen e së shtunës duke fituar 3-2 ndaj Suonsit , ndërsa Brajtoni kaloi pengesën e vështirë të Millëall me penallti të dielën. Çifti tjetër përbëhet nga Uatfordi, finalist në vitin 1984, që do të luajë ndaj katër herë fituesit e trofeut, Uolves, në gjysmëfinalen e parë që prej vitit 1998.