fbpx

Facebook jep detaje të reja për videon e sulmit në Zelandë

Pas shtimit të kritikave në adresë të saj, Facebook ka dhënë detaje të tjera në lidhje me sulmin terrorist në dy xhamitë në Chirstchurch të Zelandës së Re.

Kjo kompani tha se transmetimi i drejtpërdrejt i ngjarjes që zgjati 17 minuta është shikuar më pak se 200 herë.

Facebook deklaroi se videoja është shikuar 4000 herë në total përpara se të largohej.

Po sipas tyre, raportimi i parë për videon kishte ardhur 12 minuta pasi transmetimi drejtpërdrejt kishte përfunduar.

Megjithatë, rrjetet sociale kanë dështuar të parandalojnë shpërndarjen e kopjeve të kësaj videoje.

Pavarësisht se video origjinale ishte hequr, kopjet e saj ishin shpërndarë edhe në Youtube e Twitter.

Më parë, Facebook deklaroi se kishte fshirë 1.5 milionë kopje të videos së ngjarjes, ndërsa në 1.2 milionë raste videoja ishte bllokuar gjatë ngarkimit.