fbpx

Fati i Prokurorisë Speciale Publike në duart e opozitës

Pasi që koalicioni qeveritar arriti marrëveshje për zgjidhjen ligjore përmes së cilës do të bashkohen PSP-ja dhe Prokuroria Themelore Publike, tani pritet pajtueshmëri nga opozita për votimin e ligjit në procedurë të shkurtër. Çfarë pazari politik do të sjell kjo situatë është çështje kyçe, thonë analistët.

Rastet “Perandoria”, “Talir”, “Pacienti”, “Regjistrimi”, “Aktor” dhe shumë të tjera që janë pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike për fatin e të cilave do të vendoset në Kuvend, varësisht se si do të kaloj propozim ligji i ri për prokurori publike ku do të përcaktohet edhe mandati i PSP-së.
Deputetët e opozitës do ta kenë fjalën përfundimtare nëse PSP-ja do të mund të vazhdoj që t’i ndjek zvkryeministgrin Bujar Osmani, kreun e BDI-së Ali Ahmeti, ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe biznes bashkëpunëtorët e tij Jordan Kamçev, ish zv. Kryeministrin Zoran Sravrevski dhe deputeti Antonio Milloshoski të cilët janë të dyshuarit kryesorë në këto raste.