fbpx

Fati Vejseli, i pesti i Europës për mundës deri më 23 vjeç (video)

Mundësi i Maqedonisë së Veriut, Fati Vejseli nuk ia doli në finalen e vogël të kategorisë deri më 65 kg në Kampionatin Europian për mundes U23, pasi humbi sfidën me hungarezin Roman Asharin me 14-2 dhe mbylli Evropianin në pozitën e 5-të. Vitin e kaluar, Fati Vejseli ishte i pesti në botë për të rinjët, tani është i pesti në Europe për mundësit deri më 23 vjeç. Ndërkohë, greku Georgios Pilidis, që eliminoi Elmedin Sejfullahun në kategorinë deri me 61 kg, u kualifikua në finale dhe i mundësoi Elmedinit që të dielën në orën 16.00, të paraqitet në duelin e repasazhit kundër turkut Selahatin Sert. Në rast të fitores, Sejfullahu mund të luftojë për medaljen e bronzit.