fbpx

FFMV cakton çmimin e biletave ndaj Letonisë

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut , caktoi çmimet e biletave për sfidën e parë eliminatore të Evropianit 2020, kundër Letonisw në Shkup. Biletat do të kushtojnë vetëm 150 denarë dhe mund të blihen në të gjitha rrjetët e shitjes së biletave. Sfida mes Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë, do të zhvillohet më 21 mars , në orën 20.45. Deri më tani këto dy kombëtare kanë zhvilluar vetëm një takim dhe i njëjti u mbyll me fitore të Maqedonisë së Veriut me 2-1.