fbpx

Filipçe: 40 mjekë të rinj vendosen në urgjencë

Tetë vetura të ministrisë së Bujqësisë do t’i jepen ministrisë së Shëndetësisë për nevojat e Ndihmës së Shpejtë. Makinat do të pajisen me aparaturat e nevojshme përpara vënies në funksion. Deri në fund të muajit do të bëhet dorëzimi i 12 veturave të tjera të ndihmës së shpejtë të cilat do të ndahen në gjithë territorin e vendit. Numri më i madh i tyre do të mbeten në kryeqytet.

Edhe pse makinat janë të vjetra disa vite praktikisht nuk janë shfrytëzuar, janë të përshtatshme për tu ri-pajisur dhe për tu bërë makina solide dhe për tu shfrytëzuar për Ndihmën e Shpejtë.  Ju e dini se nuk është problem vetëm mungesa e makinave, por problem është edhe kuadri mjekësor, për këtë qëllim 40 mjekë pas zgjedhjeve do të pranohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup por dhe gjithandej në shtet”. – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Alsat