fbpx

Filipe Kutinjo nuk është më i pashitshëm

Fantazisti Brazilian pas impaktit pozitiv të sezonit të kaluar, këtë edicion po has vështirësi në gjetjen e një vijimësie pozitive në rendiment me Barcelonën. Aq sa sikurse mësohet nga burimet pranë klubit blaugrana, ai nuk konsiderohet më një futbollist i pashitshëm. Përkundrazi, sikurse raporton “Mirror”, klubi katalanas ka përcaktuar tashmë një çmim për shitjen e ish-yllit të Liverpullit. Klubi i interesuar për brazilianin do të mund të sigurojë shërbimet e tij nëse do të derdhë në arkën e Barcelonës shumën prej 100 milionë euro. Një shifër inferiore nga ajo e paguar prej katalanasve për blerjen e Kutinjon nga Liverpuli. Pretendimet financiare të klubit blaugrana në këmbim të kartonit të brazilianit, janë ulur konsiderueshëm javët e fundit, çka është një sinjal i qartë se Kutinjo mund të largohet nga Barcelona që në merkaton e verës. Të interesuar për brazilianin janë një seri klubesh europiane, mes të cilave, Çellsi, Mançester Junajted e PSZH.