fbpx

Finale, Valencia-Barcelona më 25 maj në Sevilja

Valenca ka fituar 1-0 ndeshjen e kthimit në “Mestalja” ndaj Betis dhe është kualifikuar për në finalen e madhe të “Copa del Rey”. Skuadra e Marselinho-s është pritur nga një tifozeri e zjarrta jashtë stadiumit në prag të gjysmëfinales së dytë. Pasi sfida e parë kishte përfunduar 2-2, gjithçka mbetej e hapur për ndeshjen e kthimit. Ishte goli i Rodrigo-s në minutën e 56’ që i dha golin e sigurisë vendasve që ruajtën pa shumë probleme rezultatin deri në fund të takimit. Në finalen e madhe i pret Barcelona, e cila mposhti Real Madridin, një ditë më parë. Ndeshja e cila do të vendosë se kush do ta ngrejë trofeun e “Copa del Rey” do të luhet më 25 maj në Sevilja, pikërisht në stadiumin “Benito Villamarin”.