fbpx

Fiorentina dhe Lacio ndahen në “paqë” me 2 gola

Ndeshja mes Fiorentina-s dhe Lazio-s është mbyllur në barazim 1-1. Mysafirët hapën rezultati në minutën e 23-të, me Çiro Immobile që ka dërguar topin në rrjetë për Lacion me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Situata është përkeqësuar 13 minuta më pas për ekipin vjollcë, që ka humbur për shkak dëmtimit talentin Federiko Kieza, i cili nuk i ka përmbajtur lotët në stol. Gjithsesi, vendasit janë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë me një gol të Luis Muriel në minutën e 61-të, me Tomas Strakoshën që nuk mund të bënte asgjë për ta shmangur.