fbpx

Fitojnë Oklahoma e Hjuston, befasohet Denveri

Mbrëmë u zhvilluan 6 përballje në NBA. Spikat fitorja e Filadelfias në derbin ndaj Oklahoma Sitit, ndërsa kampioni në fuqi është mposhtur nga Orlando. Oklahoma ka triumfuar si skuadër udhëtuese ndaj Filadelfias, me katër pikë diferencë, me rezultatin 104:108. Kampioni në fuqi, Golden Stejt Uarriors ka vuajtur mungesën e basketbollistit të vet kryesor, Kevin Durant. Për pasojë, ka humbur në parket ndaj Orlando Mexhik 103:96. në përballjet e tjera, Indiana mposhti Minesotën 122-115, Nju Jorku pësoi disfatë nga Klivlendi 118:125, ndërsa Hjustoni mundi Majamin me 121:118. Ndërkohë Juta Xhaz përgatiti befasi të vërtetë duke mundur Denverin me 111-104.