fbpx

Flamuri në Kalanë e Ohrit, përplasje mes Zaevit dhe Osmanit

“Pas shumë vitesh bisedime për ligjin për përdorimin e flamujve, duhet ta mësojmë atë”, kështu e porositi kryeministri Zoran Zaev zëvendësin e tij, Bujar Osmanin. Osmani thotë se flamuri kombëtarë mund të vendoset gjithkund në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kryeministri Zaev iu përgjigj se ligji shumë qartë e përcakton se ku mund të vendoset flamuri. Ndryshe, sot Qeveria njoftoi se nuk e komenton vendimin e gjykatës për vendosjen e flamurit shqiptarë në kalanë e Ohrit, edhe pse, siç thonë nga Qeveria, duket qartë se ka pasur shkelje të ligjit.

Ligjet në vendin tonë janë të qartë dhe preciz dhe ato duhet të respektohen. Dihet kur përdoret flamuri i bashkësisë etnike, në çfarë rrethana dhe me çfarë dimensione, një e treta kundrejt dy të tretave dhe ka mënyrë sesi përdoret. Ekzistojnë ligje. Pas aq shumë viteve bisedime për flamurin, mësuam gjithçka dhe duhet të mësohet- tha Zoran Zaev.

Këtë koment kryeministri e bëri pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Bujar Osmani i cili tha se qytetarët kanë të drejtë ta vendosin ku të duan flamurin shqiptarë dhe askush nuk mund të dënohet, edhe pse para vetëm disa ditëve ndodhi pikërisht e kundërta e kësaj që thotë Osmani.

Përdorimi i flamurit shqiptar ishte në qendër të vëmendjes pas ndodhive në Ohër tre ditë më parë, kur një grup folklori e vendosi flamurin shqiptarë në kalanë e Ohrit. Edhe pse u arrestuan dy persona, gjykatësi në procedurë paraprake e dënoi me 1100 euro dhe ndalësë për hyrje në Maqedoni vetëm 50 vjeçarin Gjergj Prekocaj, pasi i njëjti e ka prishur rendin dhe qetësinë publike.

Alsat