fbpx

Forum i biznesit Maqedoni-Greqi: Të shfrytëzohen mundësitë e bashkëpunimit

Nga stagnimi në marrëdhënie të ndërsjella, dy vendet tani mund të bashkëpunojnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë dhe të largohen pengesat për bashkëpunim më të përforcuar ekonomik. Këtë e theksuan kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në fjalimet përshëndetëse të Forumit të biznesit Maqedonia e Veriut-Greqi që po mbahet këtë pasdite në Shkup.

“Kjo është ditë historike që do të mbahet në kujtime në dy shtetet mike. Para një viti ende nuk kemi mundur të mendojmë se do të ndodh kjo. Unë dhe miku im i dashur Aleksis, shumë të sigurt e kemi parë versionin në të cilin karrierat tona politike kanë ardhur deri në një muzg që dy shtetet tona të kenë sukses. Rruga që të vijmë deri në këtë ditë nuk ishte aspak e thjeshtë dhe e lehtë. Kjo Qeveri e jona pasi u formua ka vendosur një synim të qartë – zgjidhje të problemeve të hidhura me qëllim që qytetarët të marrin jetë më cilësore. Ishte e nevojshme mençuri e madhe dhe durim. Por kur inkuadrohet në mënyrë të hapur dhe me dëshirë të merret një mik i ri atëherë gjërat janë më të mundshme sesa kur merret pjesë me frikë”, ka deklaruar Zaev në fjalimin në Forum.

Sipas tij, seanca e parë ndërqeveritare midis dy shteteve, Këshilli për bashkëpunim në nivel të lartë, nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim, e tërë kjo jep pasqyrë më ndryshe çka gjithçka kemi lëshuar në vitet paraprake si dy vende fqinje, të cilat nuk kanë mundur të bashkëpunojnë për çështjet e ndërsjella ndërshtetërore për shkak të kontestit që ka ekzistuar.

“Sot kalojmë nga situata kur kemi pasur hapësirë shumë të madhe të kufizuar për bashkëpunim ekonomik me Marrëveshjen kohore nga viti 1995, deri në fushë të plotë të hapur, për bashkëpunim ekonomik i cili tek së pari do të duhet ta hetojmë”, theksoi Zaev.

Sipas kryeministrit, përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit ishin më të dëmtuar për shkak të asaj që atyre kohë më parë u ishte i dukshëm potenciali për bashkëpunimin ekonomi, përderisa dy shtetet kanë simpati të ndërsjellë.

“Ju ishit ata që edhe krahas pengesave politike dhe pamundësisë së politikanëve që çdoherë ta vendosin interesin më të lartë në fokus, është dashur të kërkoni zgjidhje kreative për të bashkëpunuar mes jush. Ju uroj që ishit partnerë në kohërat e vështira. Numrat flasin për pëkushtimin tuaj dhe kjo është gjykuar në përpjekjen tonë për t’i larguar pengesat për bashkëpunim ekonomik, të marrim një moment të ri”, u drejtua Zaev para përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit.

Zaev nënvizoi se në vitin 2018 Greqia u bë partneri juaj i dytë tregtar.

“Volumi i këmbimit në vitin 2018 është rritur për 20.7 për qind, në krahasim me vitin 2017. Arritëm tregti të ndërsjellë prej afër një miliardë dollarë. Për Maqedoninë e Veriut, deficiti tregtar është rritur për 30,7 për qind, në krahasim me vitin 2017. Kjo do të thotë se do të punojmë në mënyrë aktive që kompanitë tona të luftojnë për ta rritur eksportin e tyre në Greqi me çka do ta zvogëlojnë deficitin e tillë. Ose eventualisht me rritjen e investimeve greke në vend ta balancojmë këtë deficit”, theksoi ai.

Tha se Greqia është investitori i tretë direkt në RMV me gjithsej 474 milionë euro investime nga viti 197 deri në vitin 2017. Ose gjithsej pjesëmarrje prej 10,1 për qind nga investimet e huaja direkte në shtet, që e përfshijnë sektorin bankar, telekomunikimet, energjetikën, ndërtimtarinë, prodhimet ushqimore…

“Dëshirojmë ta realizojmë projektin për interkonektorin e gazit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut që do të përhapej edhe deri në Serbi, Rumani dhe Kosovë dhe do të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik”, theksoi ai dhe shtoi se nga stagnimi në marrëdhënie të ndërsjella kemi ardhur deri në një moment kur Greqia e shikon Maqedoninë e Veriut si partner kryesor për transformimin e rajonit në qendrës energjetike tranzite.

Aleksis Cipras në hapjen e Forumit të Biznesit në Shkup tha se është impresionuar nga numri i sipërmarrësve në forum, që tregon se dy vendet mund të bashkëpunojnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë.

“Më shumë 140 sipërmarrës sot janë të pranishëm këtu. I falënderoj që e shfrytëzojnë mundësinë për t’u inkuadruar deri tek ekonomia që ofron mundësi të ndryshme”, theksoi Cipras.

Theksoi se Marrëveshja e Prespës i jep fund inercisë 30 vjeçare dhe merr rëndësi edhe më të madhe sepse po ndodh në periudhën e thirrjeve për kujdes dhe nacionalizëm nëpër Evropë.

“Sot jemi këtu për të treguar se luftojmë kundër asaj. Ju me praninë tuaj treguar se së bashku mund të luftojmë kundër stereotipave”, theksoi Cipras.

Duam të jemi optimistë dhe besoj, theksoi Cipras, se Marrëveshja do të kontribuojë ndaj transformrimit të negociatave parainkuadruese në konkrete në muajin qershor për vendin tuaj në rrugën drejt eurointegrimeve.

Sipas Cipras, është mirë që përveç BE-së në Ballkan janë aktivë edhe iniciativat e SHBA-së, Kinës me 16+1 dhe Rusia.

“Greqia është pikë hyrëse, ndërsa Maqedonia e Veriut është pikë tranzite e të gjitha iniciativave dhe projekteve. Prandaj ne duhet ta shfrytëzojmë mundësinë nga Marrëveshja dhe të luftojmë me inercinë 27 vjeçare”, deklaroi Cipras. Kemi përgatitur një seri marrëveshjesh ekonomike për takimet e sotme që vijojnë. Ne nuk jemi këtu sot për të bërë invazion ekonomik të Shkupit, siç kanë shkruar disa mediume, ne jemi këtu për t’i shfrytëzuar mundësitë dhe t’i largojmë pengesat, ka thënë Cipras.

Ai tha se sot kemi folur për shfrytëzimin e mjeteve nga BERZH-i dhe Banka Botërore për rritjen e investimeve të Ballkanit, si dhe për shfrytëzimin e porteve në Selanik dhe Pire për prekje deri në tregjet evropiane dhe e tërë kjo përmes Maqedonisë së Veriut, por për këtë, theksoi, është e nevojshme edhe rritje e investimeve në infrastrukturë.

“Maqedonia e Veriut është vend i cili falë Marrëvesgjes dhe reformave të rënda të ndërmarra nga Qeveria i tregon Evropës se është e vendosur të shkojë përmes rrugës evropiane. Greqia në këtë përpjekje do të jetë aleate dhe partnere e Maqedonisë së Veriut dhe besoj se të gjithë partnerët evropianë do të kuptojnë se vendi duhet të shpërblehet me negociata inkuadruese edhe atë në qershor”, nënvizoi kryeministri grek.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev theksoi se rritja prej 20,7 për qind e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tregon çka mund vetëm me pak mund në marrëdhënie të mira të nxitet në ekonomi.

“Shteti ynë është i drejtuar për të bashkëpunuar para së gjithash në qasjen e detit përmes portit të Selanikut. Për këtë e nevojshme lidhje infrastrukturore. Sot folëm edhe për tejkalimin e pengesave institucionale. Ju ftoj të investoni, ndërsa Qeveria do t’ju mbështesë. Nuk është funksion i Qeverisë për të krijuar biznese, por të krijojë kushte dhe këtë po e bëjmë sot”, deklaroi Angjushev.

Theksoi se në kuadër të bashkëpunimit energjetik sot kanë folur edhe për lidhjen e gazit të vendit tonë përmes Greqisë. “Pres edhe sivjet rritja ekonomike të ketë numër dyshifror”, deklaroi Angjushev.

Kryetari i Odës Ekonomie, Branko Azeski, theksoi se sot ndoshta është vizita e parë e kryeministrit grek në vendin tonë, por prandaj ky ndoshta është takimi i dhjetë i tij me kolegun grek deri më tani në Shkup, ndërsa kanë pasur edhe dhjetëra takime në Greqi dhe dhjetëra në forume nëpër vende tjera.