fbpx

FSHF përjashton skuadrën e Kamzës nga Superliga

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të përjashtojë Kamzën nga Superliga për këtë sezon, si dhe i ka vendosur një gjobë prej 10 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Dytë. Për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti u dënua edhe presidenti Naim Qarri dhe Andi Matraxhiu, të cilët u përjashtuan nga çdo aktivitet sportiv për 3 vjet, ndërsa për 18 muaj u përjashtua Albert Bana. Ndërkaq edhe Tirana është dënuar për zhvillimin e një ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljes së gabuar të tyre në derbin me Partizanin, ndërsa “Të Kuqtë” e kanë kaluar me një gjobë 3 milionë lekë të vjetra.