fbpx

Fundi i ISIS-it: ShBA-të bombardojnë edhe bazën e vetme të mbetur të terroristëve

Luftime të ashpra shpërthyen gjatë ditës së djeshme derisa forcat e mbështetura nga ShBA-të sulmuan bazën e fundit të ISIS-it në Siri për t’i dhënë fund ekzistencës së tyre.

Një ekip i CNN-in në Siri, përcjell Periskopi, ishte dëshmitar i sulmeve ajrore dhe eksplodimeve në Baghouz pasi operacioni nga Forcat e Mbrojtjes Siriane nisi në orën  6 të mbrëmjes me orën lokale.

Zëdhënësi i forcave, Mustafa Bali, tha në Twitter të dielën se forcat e tyre ishin angazhuar në “betejë direkte të dhunshme” dhe se planet ishin që të sulmoheshin depot e armëve.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, Bali shkroi se koha që luftëtarët e ISIS-it të dorëzoheshin kishte mbaruar, dhe se forcat e SDF-së ishin të gatshme t’i jepnin fund asaj çka kishte mbetur në duart e ISIS-it.

Para kësaj ofanzive, zyrtarët e SDF-së vlerësonin se ishin rreth 1500 civilë dhe 500 ushtarë të ISIS-it, por sulmet e fundit mund t’i kenë vrarë edhe pjesën më të madhe të tyre.

Mes luftëtarëve të mbetur të ISIS-it mendohet se një pjesë e madhe janë fëmijë të rekrutuar nga grupi terrorist.