fbpx

Furnizimet publike, kryeson komuna e Shuto Orizarës për jotransparencë

Institucionet shtetërore në nivel qendror, por edhe në atë lokal kanë plotësuar vetëm gjysmën e kritereve të nevojshme në procesin e furnizimeve publike, ka treguar hulumtimi i një pjese të OJQ-ve. Janë vlerësuar 31 kritere për transparencë apo për publikimin e asaj që kanë planifikuar ta bëjnë. Është matur edhe llogaridhënia gjegjësisht nevoja që vet institucionet të publikojnë diçka që konsiderojnë se qytetarët duhet ta dinë ndërsa është ndjekur edhe integriteti i nëpunësve që punojnë me furnizime publike.

Po e ndjekim ciklin e furnizimeve publike, nga paraqitja e nevojës që diçka të merret, zbatimin e procedurës e deri në realizimin e marrëveshjes. Për fat të keq, më keq qëndrojnë në fazën e parë gjegjësisht në fazën e planifikimit dhe në fazën e fundit, që është ndjekja e realizimit të marrëveshjeve”. – theksoi German Fillkov, Qendra për komunikime civile

Rezultate më të dobëta ka komuna e Shuto Orizarës ndërsa si më transparente qëndron Velesi. Hulumtimi ka treguar se tek dy komuna është vërejtur niveli i lartë i pjesëmarrës së një kompanie në furnizimet e përgjithshme. Lidhur me rajonin e Shkupit, janë anuluar rreth 200 procedura ndërsa 22 marrëveshje për furnizime publike kanë qenë pa shpallje. Vlera e tyre ka kapur shifrën prej 1,5 milion euro.

Shqetëson fakti që numri më i madh i komunave në rajonin planor të Shkupit nuk kanë vendosur sistem për ndjekjen e realizimit të marrëveshjeve të lidhura. Tek dhjetë komuna është vërtetuar niveli i lartë i prezencës së elementeve diskriminuese në dokumentacionet e tenderit që mund ta kufizojnë konkurrencën”. – tha Marija Georgievska, kryetare e Shoqatës së gazetarëve ekonomik

Ndryshe, të dhënat janë për vitin 2017 kur në vend u organizuan zgjedhjet lokale. Ligji i ri për furnizim publike në fuqi duhet të hyjë nga fillimi i muajit të ardhshëm. Vendi kishte për obligim që ligjin e ri për furnizime publike ta përshtat me standardet e BE-së, e kjo do të thotë, shpenzim racional i parave shtetërore, konkurrencë të lirë dhe korrekte si dhe transparencë gjatë furnizimeve publike.

Ile Petrevski