fbpx

Fushatë ekologjike për mbrojtjen e ambientit

Institucionet nuk  kanë zgjidhje efikase dhe as strategjike për zgjidhjen e problemeve mjedisore. Ndotësit kryesorë janë ngrohja, transporti dhe si rezultat ajri nëpër qytete është i mbushur me masa kancerogjene. Kjo u theksua në fillimin e fushatës  për mjedis me të mirë jetësorë, të financuar nga Ambasada e Britanisë në Shkup. Sipas ekspertëve, qytetet janë të mbushura më automjete dhe planifikimi i gabuar urbanistik nuk ndihmon në zgjidhjen e këtij problem.  Eksperti nga fusha për ajrin e ndotur, Dejan Mirakovski, tha se në të gjithë botën ndërtimet bëhen larg zonave urbane, ndërsa ne jemi i vetmi vend që veprojmë ndryshe.

Objektet të cilat ndërtohen janë shumë pranë komunikacionit. Ka ndotje të lartë akustike dhe nuk janë parashikuar masa për mbrojtje nga zhurma gjatë fazave të ndërtimit apo shkatërrimit. Ngrohja bëhet përmes lëndëve bio dhe karburante gjë që duhet të jetë e rrallë në zona të tilla urbane. Kemi mbingarkesë banimi jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera” tha – Dejan Mirakovski, Ekspert

Ekspertja për menaxhim energjetik, Ana M. Lazarevska, tha se momentalisht zgjidhje për uljen e ndotjes nga energjetika do të ishte përdorimi i burimeve të ripërtërishme, gjë e cila praktikohet shumë pak. Ekspertët propozojnë që vendi të fillojë me zbatimin e masave të miratuara nga Kombet e Bashkuara, qëllimi i të cilave është të krijohen qytete, shtëpi dhe ambiente të përshtatshme dhe të shëndetshme për qytetarët. Këta të fundit duhet të përfshihen në krijimin e politikave qytetare. Kjo fushatë  do të realizohet gjatë vitit 2019 për tre tema: qytete të qëndrueshme, mjedis rrethues të shëndetshëm dhe ndryshimet klimatike. E njëjta është pjesë e projektit “ Mbështetje për qeverisje më të mirë përmes mbështetjes qytetare për transparencë më të madhe të institucioneve”.
Ndryshe, Shkupi është vendi i 315-të në botë për ndotjen e ajrit, sipas raportit të fundit të publikuar për vendet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë për vitin 2018.

Evi Shkopi