fbpx

Gafa e Mbape-s që i kushtoi PSZH-së kualifikim në çerekfinale (video)

Mançester Juanajted ka arritur një kualifikim historik në Ligën e Kampionëve pasi mundi 3-1 PSZH-në në transfertë, por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse Mbape nuk do të kishte shpërdoruar një rast në minutën e 84-të të ndeshjes. Sulmuesi i francezëve ka dalë i vetëm përballë De Gea-s, por në momentin e fundit ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë, me topin që ka përfunduar në këmbët e Bernat, i cili ka goditur shtyllën. Ky gabim i Mbape-s i kushtoi vendin në çerekfinale PSZH-së.