fbpx

Gatuso: Ishte një humbje e dyfisht, në fushë dhe jashtë saj

Trajneri i Milan-it, Xhenaro Gatuso, është shprehur i pakënaqur nga angazhim i futbollistëve në fund të takimit të humbur me Interin.

“Interi ka bërë më mirë se ne në pjesën e parë, në të dytën kemi ndryshuar, kemi bërë pak më mirë. Duhet të kemi karakteristikat e duhura për të bërë një presing të lartë. Sot kemi vuajtur pasimet e tyre në vertikale, që kalonin 5/6 lojtarë njëherësh. Nuk duhet të ndryshojë asgjë, pas golit të dytë të Inter-it mund të kishim pësuar edhe të tjerë. Ata janë një skuadër shumë e fortë, jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Skuadra është e gjallë, kemi luftuar, por më vjen keq për imazhin që është parë në momentin e daljes së Kessie. Ka qenë humbja më e shëmtuar për mua. Ka diçka që nuk shkon. Po vuajmë në këto vite, sepse duhet të ketë respekt për të gjithë, nuk ka qenë një skenë e bukur. Ka qenë një humbje e dyfishtë, në fushë dhe jashtë saj. Përgjegjësia është e imja. Do të flas me këta lojtarë”.