fbpx

Gavazaj me ekip të ri, pritet vetëm firma

Lëvizja e Enis Gavazaj te skuadra e Yenisey nuk ishte e duhura për mesfushorin shqiptar. Kalimi nga Skënderbeu dhe klima e Shqipërisë në një ambient krejtësisht tjetër ngjalli dhe probleme të shumta. Si përfundim, ai luajti vetëm 234 minuta në 7 ndeshje me skuadrën ruse. Klubi vendosi që jo vetëm të mos paguante kartonin e tij (e kishin marrë në huazim 1-vjeçar), por dhe e lanë të lirë më herët. 23-vjeçari doli si futbollist i lirë me 22 shkurt duke vendosur në shumë pikëpyetje të ardhmen e tij. Megjithatë, ai po stërvitet me skuadrën e Dinamo Minsk dhe pritet që të nënshkruaj shumë shpejt me ekipin bjellorus. Janë mediet e Bjellorusisë që bëjnë të ditur se ish-lojtari i Skënderbeut shumë shpejt mund të firmosë dhe zyrtarisht për bjellorusët.