fbpx

Gjenden kutitë e zeza të avionit etiopian, piloti kishte kërkuar të kthehej mbrapsht

Regjistruesit e fluturimit të avionit etiopian që shkaktoi humbjen e jetës tragjikisht të 157 personave në bord, u gjetën nga hetuesit në vendin ku u rrëzua. Kështu njoftoi kompania ajrore.

Në pajisjet e zbuluara në vendin e rrëzimit gjendet zëri i pilotit dhe të dhënat e fluturimit para se se të ndodhte rrëzimi.

Boeing 737 Max-8 en që po fluturonte nga Adis AbEba drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobit, u përplas 6 minuta pasi u ngrit nga pista, duke i lënë të vdekur të 157 pasagjerët.

Pasagjerët viktimat ishin nga më shumë se 30 shtete të ndryshme, përfshirë kenianë, kanadezë dhe britanikë.

Shkaku i katastrofës nuk dihet ende qartë, megjithatë piloti kishte njoftuar se kishte pasur vështirësi dhe kishte kërkuar të kthehet në Addis Abeba.