fbpx

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit nëpër rrugë të thata.

LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit,  veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.