fbpx

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Nga 12 marsi i vitit 2019 ka filluar ekzekutimi i aktiviteteve ndërtimore (vendosja e sinjalizimit dhe ndriçimit) në aksin rrugor Veles – Katllanovë para dhe në tunel, në kohëzgjatja prej 10 ditëve.

LAMM informon se autostrada Miladinovci – Shtip, pjesa Miladinovci – Kadrifakovo dhe Kadrifakovo – Miladinovci nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë bëhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2019.

Më 08.02.2019 në drejtimin A4 Shkup Petrovec dhe anasjelltas, më saktësisht në  nyjen rrugore Petrovec, është kryer ndryshim afatgjatë i regjimit të komunikacionit  në atë mënyrë që është mbyllur përfundimi i autostradës Shkup – Veles, që çon drejt f.Petrovec, ndërsa gjendet para lagjes Petrovec dhe i njëjti është vendosur pas lagjes Petrovec. Nga drejtimi rrugor Veles – Shkup përjashtimi për f.Petrovec është vendosur para lagjes Petrovec, ndërsa është i mbyllur përjashtimi që gjendet pas lagjes Petrovec.