fbpx

Gjermani, 5 gola, borë dhe fitore e “aspirinave” (video)

Skuadra e Leverkusenit ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj ekipit të Hanoverit, pasi triumfuan në minutat finale të takimit me shifrat 3-2. Ndeshja u duk sikur do të ishte një shëtitje për miqtë të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë falë realizimeve të sulmuesit Kevin Voland, ndërsa faktor gjatë takimit u bë edhe stuhia e borës. Në minutën e 33 pikërisht bora u faktor në lojë, ndërsa sulmuesi i Hanover, pasi kaloi dhe portierin, shënjestroi në portën e zbrazur por topi ngeci në vijën fatale prej trashësisë së borës. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në fraksionin e dytë të lojës, ndryshuan sjelljen në fushë duke arritur të barazonin rezultatin. Por, Leverkusen nuk u dorëzua dhe 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, realizoi golin e fitores me anë të mesfushorit Kai Havertz. Pas kësaj fitoreje aspiranat ngjiten në vendin e 6 të renditjes.