fbpx

Gjermania do t’ua heq shtetësinë personave që përfshihen në organizata terroriste

Qeveria gjermane planifikon të fusë në funksion një ligj, i cili ua mundëson autoriteteve t’ua heqin shtetësinë gjermane personave me shtetësi të dyfishtë, në rast se ata anëtarësohen në një organizatë terroriste jashtë vendit.

Ligji i ri do të zbatohet për personat mbi 18 vjeçare, për arsye kushtetuese dhe ekskluzivisht do të zbatohet për rastet e ardhshme, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme gjermane, Eleonora Peterman.