fbpx

Gjermania nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Serbisë (video)

Gjermania e Joakim Loevit nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Volfsburg kundër Serbisë. Sulmuesi i Aintraht Frankfurt-it, Luka Joviç, zhbllokoi ndeshjen me kokë pas vetëm 12 minutash lojës. Ndërsa goli që ka fiksuar shifrat në 1-1 ka ardhur në minutën e 69-të dhe është realizuar nga Leon Goretzka. Serbia e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Pavkov, i cili ka bërë një ndërhyrje të frikshme ndaj Leroj Sane. Një rezultat aspak i mirë për Gjermaninë në prag të ndeshjes që do të luajë në fushën e Holandës të dielën në mbrëmje, e vlefshme për javën e parë të Grupit C të fazës kualifikuese për Euro 2020. Një përballje e vështirë i pret edhe serbët, që do të luajnë të hënën në fushën e Portugalisë së Kristiano Ronaldo-s, takim i vlefshëm për javën e parë të Grupit B të eliminatoreve për Euro 2020.