fbpx

Gjokoviç: Ajo sakrifikoi gjithçka për karrierën time

Novak Gjokoviç, në një intervistë të lëshuar për mediat e vendit të tij, ka kujtuar vitet e para të karrierës së tij si tenist, kur ishte adoleshent.

Kam mësuar shumë nga prindërit e mi dhe vazhdoj të mësoj. Sidomos nga nëna ime, që ka qenë teniste”, shprehet jokovic, numri 1 në botë për meshkuj.

Gjithsesi, kur isha 16-17 vjeç kisha trajnerin tim, isha adoleshent dhe ndryshova shumë. Isha shumë i përfshirë në tenis dhe nuk kisha kohë për të studiuar. Më pas u njoha me bashkëshorten time, Jelena, që ka studiuar dhe ka mbaruar shkollën për biznes dhe menaxhim”, kujton Gjokoviç.

Jelena ka qenë e fejuara ime që kur isha 18 vjeç, ndërkohë që njiheshim edhe më herët. Ajo luante tenis për argëtim dhe aty nisëm të frekuentoheshim më shpesh. Pasi mbaroi studimet, ajo kishte shumë mundësi të arta për të ardhmen e saj, por sakrifikoi gjithçka për karrierën time. Ajo bëri gjithçka për të ruajtur marrëdhënien mes nesh, ndaj i jam mirënjohës”, tha Gjokoviç.