Gjuriq: Duart larg nga universiteti paralel i Prishtinës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë sot se Universiteti paralel i Prishtinës në Mitrovicë ka qenë dhe do të jetë në sistemin arsimor të Serbisë.

Gjuriq u tha institucioneve të Kosovës se Universiteti paralele i Prishtinës është shtylla e mbijetesës serbe në Kosovë.

“Porosis Prishtinën: “Duart larg” nga universiteti ynë”, tha ai.

Gjuriq tha se ‘çdo sulm ndaj statusit aktual të universitetit paralele është një sulm ndaj të drejtave elementare të popullit serb që synon ta bëjë të vështirë për mbijetesën e tyre në Kosovë’.