fbpx

Gjuriq: Serbia humbi 500 milionë euro nga taksa

Nënkryetari i Partisë Popullore Kombëtare Serbe, Marko Gjuriq tha sot se me taksën e Kosovës prej 100 për qind ekonomisë së Serbisë i janë shkaktuar dëme në vlerë të mbi 500 milionë eurove në nivel vjetor.

Ai njëherit ka drejtuar një pyetje ndaj Prishtinës zyrtare se ” kush është përgjegjës për kontrabandën në territorin e Kosovës dhe kompanitë e të cilave përfitojnë nga taksat mbi mallrat serbe?” .

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në konferencën për shtyp ka thënë se janë të pavërteta deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket dëmeve që kjo taksë i ka shkaktuar Serbisë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk është shumë i shqetësuar për vendosjen e taksës sepse mallrat serbe po futen në Kosovë dhe nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia por edhe në formë të kontrabandës për fat të keq”, tha ai, pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

“Ai humb disa miliona euro, por ka fituar një reputacion në kuptimin e imazhit se si Serbisë gjoja po i ndodh një padrejtësi – sillen si viktima” , ka thënë Thaçi.