fbpx

Gjykata serbe dënon me 47 vjet burg nëntë të akuzuarit për rastin “Tisa”

Një gjykatë speciale në Beograd dje ka dënuar me 47 vite burg nëntë të akuzuarit për rastin Tisa, shkruan Tanjug.

Nga dhjetë të dyshuarit sa po akuzoheshin për kontrabandimin e disa shqiptarëve në Hungari përmes lumit Tisa, nëntë prej tyre u dënuan me gjithsej 47 vite burg.

Para afro 10 viteve, konkretisht më 14 nëntor të vitit 2009, rreth 15 kosovarë humbën jetën në lumin Tisa, teksa po kalonin ilegalisht kufirin serbo-hungarez.

Në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.