fbpx

Gjyqi për “monstrën”, dëshmojnë të ftuarit nga mbrojtja

Dëshmitarë të propozuar nga të akuzuarit në rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, sot kanë dëshmuar para gjykatës. Dy prej tyre, fqinj të të akuzuarit Sami Luta u shprehën se Luta dy muaj para vrasjes ka pasur flokë të shkurtra. Floku i tij është i rëndësishëm pasi dëshmitari i rrezikuar në rrëfimin e tij e përshkroi me flokët të gjata kur e ka parë tek liqeni i Smilkovës. Gjithashtu, para gjykatës dëshmoi edhe një dëshmitar me propozim të të akuzuarit Fejzi Aziri i cili tha se beson që Aziri është i pafajshëm. Gjykimi vazhdon më 14 maj, me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes.

Alsat